Flash News

KRYESORE

I vështirë dhe kapriçoz, Alban Skenderaj tregon shumë për veten në ditëlindjen e Miriamit

I vështirë dhe kapriçoz, Alban Skenderaj tregon shumë
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Ata janë prindër të një vajze, Amelisë, dhe dashuria e tyre ka zgjatur ndër vite. Sot feston ditëlindjen Miriam Cani dhe përmes dedikimit që i ka bërë Albani, këngëtari ka folur për vetën dhe kapriçot që ka dhe se vetëm Miriami është ajo që e kupton dhe e ka bërë më të mirë babain e vajzës tyre. “Kush na njeh e di qe jam une ai me fat, qe ti je nje bekim ne jeten time dhe ne familjen tone, qe pa ty une nuk do isha ky qe jam! Ti, qe dhuron dashuri e perkushtohesh pa asnje kusht, qe duron cdo kaprico te karakterit tim jo te lehte, qe zbeh cdo pasiguri timen. Ti per mua nuk je as 1 ne 7.6 miliarde! Ti per mua je TI, E VETMJA! Mikja e zemres time, spiranca ne qiellin tim! Kush na njeh e di qe jam une ai me fat! Gezuar shpirt,”- shkruan Albani në postimin e tij në Instagram.

Të fundit