All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘I vetmi shef ekzekutivi në botë që ka bërë diçka të tillë’. Berisha publikon vendimin e Ramës, çfarë nuk do të lejohet në ushtri pas 3 shtatorit

All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një vendim që, sipas tij, është marrë sot nga kryeministri Edi Rama dhe që ka lidhje me ushtrinë.

All - Paragraf - 3

“Miq, nga data 3 shtator Edvin Mafia ka urdheruar ndalimin e smartfonave ne ushtri.Ai eshte ne psikoze fobie te thelle”, shkruan Berisha në facebook, bashkangjitur mesazhit që thotë se ia ka dërguar një ushtarak me shërbim në Zall Herr.

Sipas Berishës, ky vendim vjen “ndërkohë Rama është i vetmi shef ekzekutivi në botë që ka publikuar listën e plotë, e cila në çdo vend është top sekret, të oficerëve të shërbimeve të inteligjencës që punojnë brenda dhe jashtë vendit, përfshirë këtu edhe emrat dhe të dhëna të shumta private edhe të atyre që punojnë në selinë dhe misionet e NATO-s, apo përfaqësitë e Shqipërisë në botë, duke krijuar në çështjet e sigurisë probleme tejet serioze dhe shqetësim të madh në NATO dhe tek partnerët tanë”.

Të fundit