Flash News

KRYESORE

I vodhën 100 mijë euro në shtëpi, rrëfen djali i ish-deputetit Xhavit Ukaj: Po ndiqnim finalen e Ligës së Kampionëve

Ditën e djeshme policia denoncoi rastin e vjedhjes së banesës së ish-deputetit të Kosovës, Xhavit Ukaj në Piranë të Prizrenit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ndërsa autorët ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesë dhe kanë mundur të marrin prej andej një shumë prej 100 mijë eurosh.

Sipas djalit të ish-deputetit, dera e shtëpisë kishte qëlluar e hapur dhe se e gjithë familja po ndiqte finalen e Ligës së Kampionëve.

“Kjo ka ndodhur rreth orës 20:30 deri në 22:00. Më pas babai ka mbërritur në shpi edhe ka parë se çfarë ka ndodhur”, thotë Florent Ukaj.

Sipas tij, në shtëpinë e tyre në fshatin Piranë të Prizrenit, janë vjedhur mbi 100 mijë euro kesh dhe dy orë me vlerë.

“Shuma ka qenë 100 mijë euro me një vend. 35 euro janë marrë në kuletë të mamit. 130 euro janë marrë në kuletë të vëllait. Edhe dy ora të dorës po ashtu”, ka thënë Ukaj.

Për shumën marramendëse të plaçkitur në shtëpinë e tyre, Florent Ukaj thotë se janë të gjitha para të deklarua, që ishin nxjerrë për investime dhe për organizimin e një dasmë në familje.

Xhavit Ukaj

 

Të fundit