Flash News

KRYESORE

I vodhi kushëririt 3 kartat e kreditit, policia arreston 23 vjeçarin në Mallakastër

I vodhi kushëririt 3 kartat e kreditit, policia  arreston 23

Policia e Mallakastrës ka arrestuar ditën e sotme  një shtetas i cili akuzohej për vjedhjen e tre kartave të kreditit të kushëririt të tij.

Sipas njoftimit të policisë në pranga u vu Klevis Veizaj, 23 vjeç nga fshati Usosjë, Mallakastër.

Klevis Veizaj i ka vjedhur kushëririt të tij F.V 25 vjeç, tri kartat e kreditit duke i zbrazur llogaritë.

Njoftimi i policisë:

Policia kap dhe ndalon një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje.

Vodhi 3 karta krediti të kushuririt të tij dhe tërhoqi paratë në bankomat, identifikohet nga policia dhe ndalohet autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

-Klevis Veizaj, 23 vjeç, banues në fshatin Usojë, Mallakastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas në datën 17.11.2017 ka vjedhur 3 kartat e kreditit në shtëpin e shtetasit F.V, 25 vjeç dhe me anë të tyre ka tërhequr lekët në bankomat.

Të fundit