Flash News

KRYESORE

I vranë babain dhe xhaxhanë, Asmer Bilali kërkesë burgjeve: Më lejoni të shkoj në varrim

I vranë babain dhe xhaxhanë, Asmer Bilali kërkesë burgjeve:

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë  në një atentat dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, në lagjen Kiras në Shkodër, Asmer Bilali i ka drejtuar një kërkesë Drejtorisë së Burgjeve.

Pas vrasjes së babait dhe xhaxhait, ai ka kërkuar leje që të marrë pjesë në varrim, ceremoni që pritet në orën 15.00 sot në Shkodër.

Asmer Bilali ndodhet në paraburgim në burgu 313 në Tiranë,  i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”, por sipas ‘News 24’ deri tani nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e burgjeve.

Asmer Bilali dyshohet se ka qenë shënjestra e vërtetë në ngjarjen e 1 shtatorit 2018-të, në Shkodër, ku u ekzekutua biznesmeni Arjan Ferracaku. Ai u arrestua më 6 shtator në kudër të një operacioni të Policisë së Shtetit, ku në pranga u vendosën edhe disa anëtarë të grupit ‘Bajri’. Në 2017-ën, Bilali u arrestua për plagosjen me armë zjarri të një 20 vjeçari.

Dy viktimat, Astrit dhe Ibrahim Bilali, rezultojnë të jenë arrestuar në korrik të 2016-ës për shkak se në banesat e tyre u gjetën municione armësh.

Të fundit