Flash News

KRYESORE

I vranë në Shkodër babain dhe xhaxhanë, çfarë shkruan në Facebook nga burgu anëtari i grupit kriminal “Bajri”

Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili u ekzekutua me armë zjarri paraditen e së shtunës në Shkodër, ndodhet në burg, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Asmer Bilali ka bërë një reagim në rrjetin social “Facebook”, pas vrasjes së babait dhe xhaxhait të tij. Ai ka shkruar “Lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj. Këtë mesazh ai e shoqëron me disa lajme nga portalet.

Asmer Bilali ka postuar mbrëmë vonë në dy momente të ndryshme, ndërsa disa komentuesve i ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet ndaj dy familjarëve të tij.

Të fundit