Flash News

KRYESORE

I vranë vëllanë, motrën dhe dajën, kush është pronari i makinës që i vunë tritol: Kisha kërcënime

I vranë vëllanë, motrën dhe dajën, kush është

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi një natë më parë Vlorën, ku u ekzekutua  40-vjeçari nga Tropoja në banesën e tij, një tjetër ngjarje e rëndë ndoshi vetëm pak minuta më vonë, ku një automjet ka shpërthyer me tritol. Shpërthimi i mjetit ndodhi vetëm 100 metra larg vrasjes së Fatjon Sinanit. Ky automjet ishte në pronësi të Elton Ismailit. Ky i fundit ka pohuar se ishte në banesën e prindërve gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi.

“Makina ishte parkuar afër banesës së prindërve të mi. U alarmova nga shpërthimi i fuqishëm. Ishim 4 metra larg vendngjarjes, fati jonë që shpëtuam. Kam pasur kërcënime edhe në të kaluarën. Më janë vrarë familjarë dhe për asnjë nuk ka autor”, – tha ai për Neës 24. Ai nuk ka dijeni se kush mund t’i ketë vendosur tritol automjetit të tij, ndërsa shton se policia duhet ta zbardhe ngjarjen.

Në vitin 1996, Ismailit i kanë vrarë vëllain. Në 2006 i kanë vrarë dajën dhe një vit pas tij, ne vitin 2007 i kanë vrarë motrën. Po ashtu është vrarë edhe ortaku i tij.

Ndërkohë, banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi thanë se ai ju duk “sikur plasi bomba atomike”. “Televizori ra në tokë”, rrëfu një prej fqinjëve.

 

Të fundit