Flash News

KRYESORE

“I vratë për herë të dytë ata që s’janë më”, Rozana Radi reagon ndaj artistëve që firmosën për shembjen e Teatrit: Nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!

“I vratë për herë të dytë ata që

Sot iu dha lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Ky është reagimi i këngëtares dhe aktores Rozana Radi, përmes një postimi në rrjete sociale pas shembjes së Teatrit Kombëtar mëngjesin e kësaj të diele.

Radi shkruan se artistët që firmosën për shembjen e Teatrit, do t’i dënojë “me asnjë duartrokitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë.”

“E pabesueshme! Lamtumirë historisë së Piro Manit, Kujtim Spahivoglit, Violeta Manushit, Kadri Roshit, Roland Trebickës, Agim Qirjaqit dhe shumë artistëve, që dhanë shpirtin këtu brenda. Do kalojnë vitet e nuk do ta njohim më qytetin tonë.

U dogj një Katedrale dhe e restauroi gjithë bota, ndërsa ju çfarë bëtë? I vratë për herë të dytë ata që nuk janë më e që ngritën me shumë mund e dashuri këtë tempull. Nuk e di si ndihen sot ata/ato që firmosën për të parë me sytë e tyre këtë që po shikon gjithë Shqipëria sot.

Unë ju kisha dënuar me asnjë duartorkitje kur të tentoni të ngjiteni në skenë. Ju kisha dënuar duke mos u futur në asnjë sallë ku do interpretoni. Ju nuk e meritoni dashurinë e spektatorit!”, shkruan Rozana Radi.

Të fundit