Flash News

KRYESORE

I vunë dy herë tritol në 2017-ën në biznes, ndahet nga jeta në moshë të re stomatologu nga Shijaku

I vunë dy herë tritol në 2017-ën në biznes, ndahet nga

Është ndarë nga jeta parakohe një stomatolog në Shijak.

Stomatologu Arlind Lala 36 vjeç është ndarë nga jeta nga një sëmundje e rëndë.

“Me hidhërim të thellë ju njoftomë se është ndarë nga jeta Dr.Arlind Lala, lindur më 9 Korrik 1984, në qytetin e Durrësit. Ai u diplomua në vitin 2007 pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Stomatologji. Dr.Arlindi ushtronte aktivitetin e tij si dentist në qytetin e Shijakut.

Në emër të Urdhrit të Stomatologut i shpreh ngushëllime familjes, bashkëshortes e të gjithë miqve e kolegëve të tij. U prehsh në paqe Dr.Arlindi!”, shkruan presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda.

Kujtojmë se në 2017-ën, Lalës i vunë tritol dy herë brenda pak javësh në biznesin e tij.

Objektiv ka qenë magazina e marrë me qira prej tij, në të cilën përpunoheshin mbetje spitalore, ndërsa banorët kishin protestuar kundër ndërtimit të inceneratorit për grumbullimin e mbetjeve spitalore e veterinare dhe më pas asgjësimin e tyre në një zonë të banuar.

Të fundit