Flash News

KRYESORE

I vunë traun shtëpisë së Ramës, deputeti akuzon policinë: Mjerë ata që kanosin me pranga rininë

I vunë traun shtëpisë së Ramës, deputeti akuzon

Deputeti i LSI-së Luan Rama ka reaguar pas protestës simbolike që zhvilloi FRPD-ja dhe LRI para shtëpisë së kryeministrit Rama në Surrel, ku vendosën një tra në të cilin shkruhej se hyrja është me para, ndërsa “dalja” është falas.

Sipas Ramës, protesta e të rinjëve ka frikësuar kryeministrin ndërsa akuzon Forcat e Policisë kanë tentuar të trembin dhe frikësojnë të rinjtë.

Statusi i plotë:

Koha e rinisë dhe Edi Rama përballë!

Për Floidën dhe moshatarët e saj...

Kanë guxuar të protestojnë e shteti është shfaqur përballë tyre me fytyrën e xhelatit!

Sepse protesta, ky institucion i shenjtë në demokraci, ka trembur Edi Ramën!

Dhe servilizmi ka ndërsyer policinë e keqpërdorur, për të trembur të rinjtë e protestës, me armë e me pranga!

Frika e pushtetit ka gjithnjë fytyrën e prangave! Dhe mjer ai që për pushtetin e vet, kanos me pranga rininë! Sepse ka parathënë fundin e vet të turpshëm.

“E çuem grushtin për me luftue,

Ndër lufta t’reja,

Dhe me fitue...”

Jetojmë në kohë migjeniane!...

Të fundit