Flash News

KRYESORE

I vunë tritol në banesë, zyrtari demokrat tregon për konfliktin e vazhdueshëm me qeverinë

I vunë tritol në banesë, zyrtari demokrat tregon për

Partia Demokratike denoncoi sot rastin e vendosjes së tritolit në banesë e nën kryetarit demokrat në Kamzë, Vendim Demaj, theksuar se policia fshehu ngjarjen.

Në një prononcim për Top Channel,  zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.

Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.

 

Të fundit