Flash News

KRYESORE

I vuri flakën pyllit duke rrezikuar 10 shtëpi, arrestohet 29-vjeçari nga Mirdita

I vuri flakën pyllit duke rrezikuar 10 shtëpi, arrestohet

Një 29-vjeçar nga Mirdita është arrestuar ditën e sotme pasi i vuri zjarrin pyllit qëllimisht duke dëmtuar rreth 8 ha tokë dhe rrezikuar 10 banesa që ndodheshin  në afërsi.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Thirrë, mbrëmjen e së enjtes, ku shtetasi me inicialet E.M, banues në Mirditë ka ndezur zjarr në parcela me qëllim hapjen e kullotave të reja.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Të fundit