Flash News

KRYESORE

‘I zhgënjyer nga përgjigjja evropiane ndaj Covid-19’, dorëhiqet shkencëtari kryesor i BE

‘I zhgënjyer nga përgjigjja evropiane ndaj Covid-19’,

Mauro Ferrari, president i Këshillit Evropian të Kërkimeve Shkencore, ka dhënë dorëheqjen ditën e martë, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi qasjen e BE ndaj krizës së koronavirusit, me theksin "ka humbur besimin në sistem".

Dorëheqja e tij u konfirmua nga një zëdhënës i Komisionit Europian, raporton Politico.eu.

Në një deklaratë të botuar nga Financial Times, Ferrari përshkroi një ndarje në marrëdhëniet midis tij dhe agjencisë së BE-së, në të cilën ai u emërua majin e kaluar për të mbikëqyrur. Ai përmendi një "stuhi të brendshme politike" që përfshin nivelet më të larta të Komisionit Evropian.

"Jam zhgënjyer jashtëzakonisht shumë nga përgjigjja evropiane ndaj Covid-19," tha Ferrari.

Ferrari u shpreh se ka një mungesë të plotë të koordinimit të politikave të kujdesit shëndetësor midis vendeve anëtare.

Ferrari, shkencëtar italiano-amerikan tha se propozimi i tij që këshilli "të krijonte një program të veçantë të drejtuar në luftimin e Covid-19" u refuzua unanimisht nga organi drejtues i ERC. "

"Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët  më të mirë në botë duhet të pajisen me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara të liderëve politikë”, deklaroi shkencëtari.

Sakaq, Komisioni Evropian nuk e ka komentuar ende dorëheqjen e Ferrarit.

Burimi: Politico.eu

Të fundit