Flash News

KRYESORE

“I zoti i jep, tellalli nuk e shet”, deputetja demokrate i përgjigjet Spiropalit: E dashur Elisë, procesi i integrimit s'kërkon proverb

“I zoti i jep, tellalli nuk  e shet”, deputetja demokrate i

Deputetja socialiste Elisa Spiropali, teksa foli sot nga Komisioni i Integrimit përmendi dhe një proverb të vjetër shqiptare. "“I zoti i jep, tellalli nuk e shet", tha Spiropali  duke 'shtrembëruar' proverbën (i zoti e shettellalli s'e jep), ashtu siç, sipas saj, bëjnë deputetët e opozitës.

Mirëpo, deputetes socialiste iu përgjigj Jorida Tabaku, e cila  i tha, “kur i referohesh retorikes ki parasysh që procesi i integrimit kërkon të jemi realist dhe jo romantik e proverb. Nëse koleget këtu dhe kolegët europian sulmohen sa herë japin një mendim ndryshe, nuk mendoj që është kjo fryma”.

Më tej Tabaku foli dhe për rolin e Parlamentit në procesin e integrimit.

Pjesë nga fjala e Tabakut:

Fatkeqesisht ka ndodhur 6 muajt e fundit qe Parlamenti ka nje rol dytesor. Ne kemi patur fusha ku legjislacioni ka qene pothuajse i perafruar sic u permend dhe nga Znj. Ambasadore, nderkohe qe 6 muajt e fundit nuk kemi patur asnje ligj te rendesishem per integrimin qe vjen per tu diskutuar.

Parlamenti ka marre rolin e nje noteri dhe ne thjesht diskutojme marreveshje nderkombetare qe vetem shtyhen.

Kjo nuk eshte ne doren e opozites dhe ne presim nga qeveria qe te pakten ne kete drejtim te pergatis nje plan pune per perafrimin e legjislacionit. Kjo eshte e nevojshme edhe si nje pergjigje ndaj raportit qe u publikua.

Duhet te kishte ndodhur me pare por te pakten te realizohet tani ne kushtet qe jemi. Me keqardhje ve re qe nga raporti qe Ministria e Puneve te Jashtme dhe Europes prezantoi ne kete Keshille nje muaj me pare qe strukturat nuk jane gati.

Ristrukturimi i ministrive ka bere qe grupet institucionale te punes te shkrihen dhe nuk ka grupe pune te gatshme dhe struktura per tju pergjigjur nevojave per nje plan pune qe do te lindi si rrjedhoje e analizes se raportit te publikuar javen e kaluar. Ky eshte nje shqetesim real qe tregon mungesen e vullnetit politik.

Dhe ne kete proces ka rol te madhe vullneti politik. Ne nuk mund te presim qe komisioni qe vleresoi Shqiperine me rekomandim pozitiv te beje gati edhe dokumentin strategjik edhe strukturat dhe te na i vendos ne tavoline.

Qeveria Shqipetare duhet te marri masa, te cilat duhet te ishin marre me kohe. Kur lexon raportin ve re, ne pjesen me te madhe te fushave, duke ju referuar 2 specifikisht: Korrupsionit dhe Te Drejtat e Njeriut dhe Prones qe ka nje nivel te moderuar pergatitje qe ska ndryshuar qe nga 2015.

Korrupsioni eshte some level of preparation qe nga 2015 deri sot. Me vjen mire qe jane njohur te pakten 2 fusha per te cilat ne kemi folur shume. Flitet konkretisht ne raport per korrupsionin me kontratat koncesionare nepermjet partneritetit publik privat dhe per inceneratoret. Ky raport na tregon qe duhet te kemi nje perafrim per cdo fushe qe nga mjedisi me inceneratoret e deri tek ekonomia me forcat e tregut te brendshem. Per ta mbyllur kam vene re disa mosperputhje ne Progres Raport, Znj.Ambasadore. Per shembull flitet qe rekomandimet e zgjedhjeve referuar OSBE/ODIHR qe sipas raportit jane zbatur ne disa pika qe nga 2013 deri sot.

Me keqardhje ve re qe nga 2013 si asnjehere me pare ne histori te 63 pikat e rekomanduara nuk jane zbatuar. Une besoj qe kjo eshte nje fushe qe komisioni duhet ta shoh me perparesi dhe duhet te jete nje fushe qe njeh progres jo vetem per hir te raportit por sepse kjo fushe ka mbetur ne vend qe ke 2013.

Të fundit