Flash News

KRYESORE

“Ia hedh” vetingut ish gjyqtarja e Shullazit

“Ia hedh” vetingut ish gjyqtarja e Shullazit

Komisioni i Pavarur i kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Saida Dollani.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit ka dorëzuar një raport me konstatimin se ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurive.

Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Emri i Dollanit është bërë i njohur nga procesi kundër Emiliano Shullazit.

Të pandehurit e kësaj çështjeje kërkuan përjashtimin e saj nga gjykimi, gjë që u arrit dy ditë më parë.

Gjithashtu, gjyqtarja Dollani u mor në mbrojtje në muajin maj bashkë me familjen e saj nga Policia e Shtetit, pasi ndyshohej se ishte kërcënuar nga banda e Emiliano Shullazit.

Dollani është një nga kandidatet e Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, një institucion i ri i drejtësisë që pritet të ngrihet së shpejti.

Të fundit