Flash News

KRYESORE

“Ia kaluan edhe Enver Hoxhës”/ Vasili: Rama ka kryer një krim zgjedhor të pashembullt, ja qendrat ku kandidatët kanë fituar mbi 100 %

“Ia kaluan edhe Enver Hoxhës”/ Vasili: Rama ka kryer një

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar disa shkelje që, sipas tij, janë bërë në këto zgjedhje në lidhje me numërimin e votave.

Në një deklaratë për shtyp, Vasili tha se nuk duhet humbur kohë në maskaradën dhe krimin zgjedhor të konsumuar nga kryeministri Edi Rama.

“Megjithëse të vetëm në zgjedhje, me gjithë se vetë organizonin zgjedhjet, i numëronin, i administronin dhe bënin gjithçka, Edi Rama dhe të tijët kanë filluar dhe kanë konsumuar dje një batërdi dhe një krim zgjedhor të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar”, tha nënkryetari i LSI-së.

Ai numëroi disa raste ku fitorja e PS-së ishte mbi 100 %, duke tejkaluar, sipas Vasilit, edhe votimet gjatë kohës së komunizmit, ku rezultati dilte 99.9 %.

Nënkryetari i LSI-së ka përmendur rastin e Urës Vajgurore ku sipas të dhënave të KQZ-së 5900 votues, por komisioni ka numëruar 7666 vota, duke e nxjerrë fitues kandidatin socialist me 140 % të votave.

Por, Vasili ka përmendur edhe raste të tjera, ku kandidatët e PS-së kanë korrur fitore akoma më të mëdha.

Ja disa nga zonat ku kandidatët e PS-së kanë fituar mbi 100 %, sipas nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili:

Në bashkinë e Urës Vajgurore kanë votuar 5900 votues dhe janë numëruar 7666 vota. Kandidati socialist është fitues me 140 % të votave.

Në Malësinë e Madhe, kanë votuar sipas 7600 votues. Ndërsa numërohen 7772 vota. Kandidati socialist fiton me mbi 110 % të votave.

Në Bashkinë e Divjakës raportohet se kanë votuar 13 mijë njerëz. Komisioni numëron 13 mijë e 500 e ca vota. 500 e ca vota më shumë, ku kandidati socialist fiton me 157% të votave.

Të fundit