Flash News

KRYESORE

Ibrahim Basha u vra gjatë aksionit në Lazarat, Shehaj: Shefat ishin bosët e drogës. Ç’përgjigje ka Rama për familjen e efektivit?!

Ibrahim Basha u vra gjatë aksionit në Lazarat, Shehaj: Shefat ishin

Efektivi i policisë Ibrahim Basha mbeti i vrarë rreth 3 vite më parë në një aksion të policisë ndaj kultivimit të drogës në Lazarat.

Deputeti demokrat Agron Shehaj kujton efektivin, i cili ndërroi jetë në krye të detyrës dhe shprehet se familja e tij duhet të ndihet e shkatërruar që shefat Bashës ishin bosët e drogës. Shehaj i drejtohet Ramës se çfarë përgjigje ka për këtë familje.

“Si ndihet familja e martirit, Ibrahim Basha të rënë në luftën kundër drogës kur dëgjon nga përgjimet e Antimafia-s se shefat e tij ishin bosët e drogës? Çfarë përgjigje ka Rama për familjen e tij? Mbrojtje speciale me imunitet, kapjen e Prokurorisë për të mbyllur dosjet! Çfarë hipokrizie!

Respekt të jashtëzakonshëm për sakrificën e tij, për të cilën prindërit duhet të jenë krenarë”, shkruan Shehaj në ‘facebook’.

Të fundit