Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic e bëri fakt të kryer prezencën e tij në Botëror, portieri i Suedisë: Ai është egoist, ne i’a dolëm edhe pa të

Ibrahimovic e bëri fakt të kryer prezencën e tij në

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic, pak ditë më pare deklaroi në emisionin amerikan “The Jimmy Kimmel Show” se Botërori nuk kishte kuptim pa të, duke e bërë fakt të kryer prezencën e tij në Kombëtaren suedeze.

Mirëpo, portieri i Suedisë, Karl-Johan Johnsson është shprehur se Zlatan është egoist si person dhe si lojtar, dhe nëse trajneri do të vendoste ta grumbullonte do t’i duhej të ndryshonte çdo gjë nga e para për t’iu përshtatur Ibra-s.

“Ai është egoist, si person dhe si lojtar, ndërkohë ne jemi një skuadër, një grup i unifikuar. Nuk e vë në dyshim se nëse trajneri do ta grumbullojë ai do të luajë shkëlqyeshëm, por ne do të na duhej të ndryshonim gjithë lojën për t’iu përshtatur atij”, është shprehur Johnsson.

Ai gjithashtu ka theksuar se kualifikimin e fituan pa Ibrahimovic, duke vepruar si një skuadër dhe duke ndërtuar një lojë të mirë.

“Ne e merituam kualifikimin dhe e premë biletën pa të duke treguar se kemi ndërtuar një lojë të mirë, prandaj nuk mendoj se tekniku do të ishte i gatshëm të ndryshonte gjithçka nga e para”, ka thënë ai.

Të fundit