Flash News

KRYESORE

Ibrahimoviç largohet nga Manchester United, firmos kontratën e re në SHBA

Ibrahimoviç largohet nga Manchester United, firmos kontratën e re

Zlatan Ibrahimoviç nuk është më një futbollist i Manchester United. Klubi anglez ka zyrtarizuar prishjen e kontratës me sulmuesin suedez. Kontrata është prishur me konsensus mes palëve.

Mësohet se pas largimit nga kampionati anglez, sulmuesi suedez do të transferohet në SHBA ku do të luajë me Los Angeles Galaxy. Pritet që transferimi i tij së bashku me kontratën e re të mbyllet brenda kësaj jave.

Që pas dëmtimit të rëndë që pësoi Ibrahimoviç është aktivizuar shumë pak minuta nga trajneri Mourinho. Kjo mesa duket është edhe arsyeja e largimit të sulmuesit suedez.

Të fundit