Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic ndryshon fjalët, agjenti i tij lë vend për dyshime

Ibrahimovic ndryshon fjalët, agjenti i tij lë vend për dyshime

Zlatan Ibrahimovic do të vendosë të ardhmen e tij shumë shpejt. Sulmuesi suedez pritet të rikthehet në Serie A me ekipin e Milanit. Agjenti i tij Mino Raiola ka folur në lidhje me diçka të tillë dhe ka lënë vend për dyshime.

‘’Unë po qëndroj në pritje, do ta shikojmë çfarë do të ndodhë. Ne jemi të lirë, mund të zgjedhim çfarë duam ne. Unë nuk përjashtoj asgjë, madje as tërheqjen e tij nga futbolli, por duket se Ibra është në një formë të shkëlqyer,’’ tregon Raiola për ‘La Gazzetta dello Sport’.

‘’Sigurisht nëse ai vendos të rikthehet në Itali, Seria A do të rritet gradualisht, si nga niveli i lojës në fushë, si nga emisionet televisive. Mund ta imagjinoni se sa vende do ta ndjekin futbollin italian në fundjavë? Le ta shikojmë çfarë do të ndodhi,’’ mbyll agjenti i gjigantit suedez.

Të fundit