Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic: Ronaldo thotë gjepura, nuk është sfidë të kalosh tek Juventusi

Ibrahimovic: Ronaldo thotë gjepura, nuk është sfidë të

Para disa ditësh, Cristiano Ronaldo, u shpreh për mediat se kalimi i tij tek Juventusi ishte tashmë një sfidë e re për të.

Por sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili njihet për ironitë e tij kundrejt kolegëve, ka kritikuar Ronaldon duke thënë se nuk është një sfidë të kalosh tek Juventusi, në një kohë kur ky ekip ishte tashmë kampion i Italisë.

“Cristiano po flet për sfida të reja, ai e quan sfidë kalimin te një klub ku tashmë e ka normale të fitojë në Serie A. Nëse ai po kërkonte një sfidë, ai duhet të shkonte në Juventus pak vite më parë kur ishte në Serie B, për ta rikthyer atë në Serie A dhe për të bërë kampion. Janë gjepura, të thuash se shkova tek Juventusi për një sfidë, pasi nuk është fare sfidë”, ka thënë Ibrahimovic.

Kujtojmë se suedezi ka luajtur për dy sezone me Juventusin në Seria A.

Të fundit