Flash News

KRYESORE

Ibrahimovic tregon kur do të dalë në pension: Jam hero

Ibrahimovic tregon kur do të dalë në pension: Jam hero

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic i ka habitur të gjithë duke pranuar se mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 50-vjeçare. Suedezi është 38 vjeç dhe kërkon rikthimin në Serie A pas eksperiencës në MLS.

Lojtari është pranë rikthimit te Milani, ku po diskuton për rrogën që do të ketë. "Djalli" nuk pranon kërkesat e futbollistit suedez, ndërsa marrëveshja ka mbetur pezull për 2-3 milion euro.

"Nëse gjej një projekt që më entuziazmon mund të luaj deri në moshën 50-vjeçare. Kam kaluar një eksperiencë mjaft mirë te Los Angelos Galaxy. Ishte fantastike. Tani ka dy heronj në botë, unë dhe Giuseppe Garibaldi", - tha ai.

 

Të fundit