Flash News

KRYESORE

Icardi? Milito? Jo, sulmuesi më efikas i Interit është Lukaku

Icardi? Milito? Jo, sulmuesi më efikas i Interit është Lukaku

Romelu Lukaku dje shënoi golin e tretë për Interin kundër Torinos, duke treguar edhe një herë klasin e tij. Sulmuesi belg ka ndryshuar krejtësisht nga koha kur luante te Manchester United. Deri tani ai ka shënuar 10 gola në 13 ndeshje të Serisë A si zikaltër.

Ky është i sezoni i tetë që Lukaku shënon mbi 10 gola. Duke llogaritur paraqitjet e tij të fundit, rezulton se Lukaku ka performuar më mirë se Mauro Icardi dhe Diego Milito, nëse i referohemi sezonit të parë të secilit në Milano.

Icardi nuk arriti shifrën e dhjetë golave në sezonin e parë si interist, ashtu si Milito, i cili vërtet fitoi tripletë me Interin, por nuk shkëlqeu kaq shumë sa Lukaku në dhjetë ndeshjet e tij të para.

Të fundit