Flash News

KRYESORE

Icardi rikthehet në Milano, mendon surprizën e hidhur për Interin

Icardi rikthehet në Milano, mendon surprizën e hidhur për Interin

Mauro Icardi u largua me polemika nga skuadra e Interit dhe kaloi në ditën e fundit të merkatos drejt PSG-së. Argjentinasi iku me përplasje dhe po merr veten në Francë, aty ku shënoi dhe golin e parë ndaj Galatasaray-t në Champions League.

Sulmuesi ka menduar të rikthehet në Milano pas ndeshjes së fundjavës kundër Angers. Ai do lërë kryeqytetin francez për atë italian duke shfrytëzuar dhe pushimin e kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Icardi ka parashikuar dhe një rikthim në "San Siro" së bashku me Wanda Narën dhe fëmijët e tij për të parë nga afër ndeshjen Inter-Juventus. Një rikthim që mund të shkaktojë pakënaqësi te tifozët.

Të fundit