Flash News

KRYESORE

Idajet Beqiraj flet pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor: Jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje

Idajet Beqiraj flet pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor: Jemi të

Flet pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiraj.

Kolegji rrëzoi kërkesën e Beqirajt, i cili kërkoi ç’regjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Në një prononcim për mediat, Beqiraj deklaroi se Kolegji Zgjedhor është organi më i lartë ligjor i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për të marrë vendime fuqiplote dhe si e tillë ai është i detyruar të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Jemi të detyruar , është detyrim i organi më i lartë ligjor i përcaktuar në Kodin Zgjedhor të marrë vendime fuqiplote.

Ky vendim që rrëzoi kërkesën tonë është detyrues për ne, jemi të detyruar të shkojmë në zgjedhje si të gjithë. Thelbi i padisë sonë ishte dekreti i presidentit dhe iu drejtuam Kolegjit për të mësuar nëse ky dekret i Presidentit është i vlefshëm apo i vlefshëm. Kjo nuk ishte vendimmarrje individuale por i një subjekti politik”, tha Beqiraj.

Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ dekretin e presidentit përmes Idajet Beqirajt, lë në fuqi 30 qershorin

Të fundit