Flash News

KRYESORE

Identifikohet autori i ekzekutimit në ish-Bllok, policia: Është ekspert i përdorimit të armëve

Identifikohet autori i ekzekutimit në ish-Bllok, policia: Është

Identifikohet autori i ngjarjes së një nate më parë në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Mësohet se autori i vrasjes së Fabiol Gaxhajt, 26 vjeç (emri i saktësuar nga policia, i raportuar si Rigers Gaxha), si dhe plagosjen e Ervis Martinajt e Laert Hato është identifikuar, por emri i tij nuk bëhet publik për mediat për arsye hetimi. Martinaj njihet edhe si biznesmen i njohur të pikave të basteve.

Madje, policia ka saktësuar se bëhet fjalë për një person që njihet si komandi dhe si ekspert i përdorimit të armëve.

Ai u thirr nga i dashuri i Elvana Gjatës, Ervin Mata, pas sherrit në lokal, pasi dyshohet se grupi i Ervis Martinajt kishin ngacmuar këngëtaren e njohur.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ekspertët kanë gjetur 9 gëzhoja, që i përkasin 3 armëve. Po ashtu, në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë u gjet edhe një motor i braktisur, që mendohet se i përket autorit.

Aktualisht, Martinaj dhe Hato ndodhet në një spital privat në Tiranë nën forca të rrepta sigurie.

Të fundit