Flash News

KRYESORE

Identifikohet autori i masakrës së djeshme në Teksas ku humbën jetën 20 persona

Të paktën 20 persona janë vrarë në qendrën tregtare në Texas pas një sulmi të shtënash. Policia e qytetit të El Pasos është shprehur duke thënë se shumë janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur pas incidentit në “Cielo Vista Mall”.

Policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar dhe thuhet se ishte një banor i qytetit të zonës Dallas të Allen, i quajtur Patrick Crusius.

Imazhet e kamerave të sihgurisë tregojnë një burrë në një bluzë të errët, me mbrojtës veshi dhe duke dhe me një pushkë të stilit sulmues.

Njeriu i armatosur hapi zjarr në parkingun jashtë një prej dyqaneve dhe për pasojë la 20 të vrarë.

Pak pasi kreu sulmin, personi në fjalë vazhdoi misionin e tij me shumë qetësi.

 

 

Të fundit