Flash News

KRYESORE

Identifikohet ish-zyrtari i rëndësishëm me të cilin po kalon pushimet Meta, u shkarkua nga ministri i PD

Presidenti Ilir Meta është fotografuar nga ‘Panorama’ në plazhin pranë vilës së tij në Gjirin e Lalzit, në shoqërinë e një personi tjetër, i cili rezultonte i panjohur.

Megjithatë, Politiko.al mëson se personi në foto me presidentin është ish-drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Ramazan Topuzi.

Ramazan Topuzi, ishte emëruar në krye të SHKB-së si propozim i LSI-së, por më 15 qershor të këtij viti, ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi, i propozuar nga PD, vendosi shkarkimin e tij. Sipas Bardhit, emërimi i Topuzit ishte bërë në shkelje me ligjin, raporton Politiko.al.

Të fundit