Flash News

KRYESORE

Identifikohet personi të cilit iu sekuestruan 1 milion euro, u ekzekutua vitin e kaluar në Greqi

Identifikohet personi të cilit iu sekuestruan 1 milion euro, u ekzekutua

Policia njoftoi sot se ka sekuestruar 1 milion euro që i përkasin një familjeje që dyshohet se merret me trafikun e narkotikëve. Mediat raportojnë se shuma e madhe e parave i është sekuestruar familjarëve të shtetasit Roland Shëmbitrasi, 39 vjeç, i ekzekutuar vitin e kaluar në Greqi.

Shëmbitrasi u vra më 8 tetor të 2017-ës në lokalin “Roy Bar” në Athinë, ku ai ishte bashkëpronar. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë deklaruar për policinë se midis shtetasit shqiptar dhe dy atentatorëve ka patur fillimisht një bisedë dhe më pas 39 vjeçari është qëlluar me tre plumba. I plagosur në atë ngjarje mbeti edhe një tjetër shtetas shqiptar që ishte në tavolinë me viktimën.

Roland Shëmbitrasi identifikohej në Athinë me nofkën “tenxherja” dhe sipas medias greke, ai ishte një prej anëtarëve të mafies shqiptare që merrej me trafikun e kokainës.

Të fundit