Flash News

KRYESORE

Identifikohet shqiptarja që ka mbetur e plagosur nga flakët e zjarrit në Athinë

Identifikohet shqiptarja që ka mbetur e plagosur nga flakët e zjarrit

Ambasadorja shqiptare në Greqi, Ardiana Hodbari, ka identifikuar shtetasen shqiptare e cila ka mbetur e plagosur si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë shpërthyer në periferi të Athinës.

Për Ora News, ambasadorja Ardiana Hodbari tha se bëhet fjalë për një 63-vjeçare nga berati e cila jetonte në një nga zonat më të prekura nga zjarret.

“Për sa i përket qytetarëve shqiptarë deri tani zyrtarisht kemi të konfirmuar nga Zyra e Emergjencave dhe Zyra e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrisë së Shëndetësisë greke një shtetase të lënduar të cilën ambasada e kontaktoi duke vajtur në spitalin Evangjelizmo. Ajo është totalisht jashtë rrezikut për jetën. Ajo është një 63 vjeçare nga Berati që jetonte në një nga zonat më të prekura nga zjarret. Mbetemi në kontakt me autoritete greke për të marrë të dhëna zyrtare”, është shprehur ambasadorja.

Të fundit