Flash News

KRYESORE

Identifikohet viktima që humbi jetën në atentatin në Laprakë, u qëllua me breshëri brenda në makinë

Identifikohet viktima që humbi jetën në atentatin në

Janë zbardhur detaje sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Larpakës, ku humbi jetën një 17-vjeçare si dhe mbeti i plagosur një 23-vjeçar.

Mësohet se viktima është Briselda Gjikola ndërsa i plagosuri Erion Bengo. Të dy të rinjtë ishin në makinë në momentin kur janë qëlluar me breshëri arme.

17-vjeçarja ndërroi jetë në spital ndërsa 23-vjeçari mësohet se është në gjendje të rëndë.

Njoftimi paraprak i policisë

Tiranë, Informacion paraprak

Më datë 26.12.2018, rreth orës 18:17, në Laprakë janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta shtetasit B. Gj., 17 vjeçe dhe E. B., 23 vjeç.

Shtetasia B. Gj., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasi E. B., ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

https://politiko.al/te-shtena-me-arme-ne-tirane-humb-jeten-nje-17-vjecare-plagoset-nje-23-vjecar/

Të fundit