Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Me 'Identitetin' e Kunderës kam përmirësuar frëngjishten. Libri total? Ndoshta Luhmann, apo 'Epi i Gilgameshit'
ÇFARE PO LEXON KLEMENTIN MILE
Klementin Mile ka hijen e një asketi dhe predispozitën e një filozofi. Ai mund të jetë asnjëra nga këto, por edhe të dyja mund të jetë. Ndër gjërat e sigurta fare ai është: pedagog, përkthyes, kolumnist në një të përditëshme dhe, patjetër...lexues.
Politiko.al
–Libri më i vjetër që keni në bibliotekën tuaj…
Një libër me përmbledhje poezish nga Gëte, në gjermanisht, i botuar diku nga mesi i shekullit XIX. Krahasuar me të, librat e tjerë që kam më duken të gjithë të rinj.
–Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?
Në adoleshencë i zgjidhja nga zhanri, ndërsa tani më shumë nga autori, edhe pse zhanri vazhdon të ndihmojë përzgjedhjen.
–I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?
Jo. Sepse interesat ndryshojnë përgjatë kohës dhe fokusi zhvendoset te libra të tjerë. Përveç kësaj, një pjesë të librave e kam trashëguar nga prindërit, e kjo do të thotë që janë përzgjedhur në bazë të kritereve të vlefshme për ta dhe kohën e tyre, por jo më relevante për mua dhe këtë kohë. Megjithatë ku ta dish, ndoshta vite më vonë do të bëj një vizitë nostalgjike tek ajo pjesë e bibliotekës.
-Libri i parë që keni lexuar…
Nuk mbaj mend cili ka qenë libri i parë që kam lexuar, por mbaj mend shumë mirë cili ka qenë libri i parë për të rritur që kam lexuar. Dhe ky ishte një roman i shkurtër nga shkrimtari gjerman Herman Hese, “Nën rrotë”.
–Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…
Më është dashur të kursej për të blerë një libër që kushtonte shumë, rreth 180 euro, në fushën e sociologjisë së të drejtës: Niklas Luman, “E drejta si sistem social”.
-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?
Kisha disa shokë në gjimnaz me të cilët i ndaja, e kryesisht bëhet fjalë për librat letrarë. Si student pastaj fokusi u zhvendos te librat shkencorë dhe rrallëherë ndodhte të më duhej t’i ndaja me ndokënd.
–A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?
Po, kam patur. Në Fier fillimisht, dhe pastaj në Tiranë.
-Sa shpesh shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?
Shkoja çdo javë dhe gjithmonë gjeja diçka interesante. Sot nuk shkoj më. Jo sepse nuk lexoj, por ngaqë librat që jam i interesuar të lexoj nuk i gjej në bibliotekë. E kam fjalën për libra shkencorë specifikë të kohëve të fundit dhe për revista shkencore.
–I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe me ndërgjegje nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër dhe përse?
Po, romanin “Identiteti” të Milan Kunderës, në frëngjisht. E mbajta gjatë atë libër, pasi më duhej për të përmirësuar frëngjishten. Nuk ia ktheva mikut tim, pasi gjatë kësaj kohe ai shkoi të jetonte jashtë Shqipërisë dhe mundësitë për t’u takuar u bënë gati zero. Megjithatë, një ditë do ia kthej, patjetër.
–Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?
Kujtoj dy libra që më kanë humbur. I pari ishte një libër i shtrenjtë i fëmijërisë, “Bija e Montezumës”, tjetri një libër që më shërbente shumë profesionalisht, “Teoria politike në shtetin e mirëqenies sociale”. Kam arritur t’i rigjej të dy në fakt, por jo në versionin e printuar, siç i kisha më parë.
-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?
Dhurimi i librave nuk është ide e keqe dhe vetë u kam dhuruar shpesh libra të tjerëve. Por nga ana tjetër, librat që më kanë dhuruar nuk ka qëlluar të më intrigojnë shumë. Preferoj t’i zgjedh vetë për veten.
–Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?
Në tryezën e punës nuk lexoj dot. Pozicioni i qëndrimit drejt, vetë “aroma” akademike që vjen nga tryeza, sikur më vendos brenda ca kornizave që ma pamundësojnë kënaqësinë e leximit. Po, lexoj shtrirë në kurriz, përmbys, dhe sidomos në ambiente kafeneje. Kam përshtypjen se zhurma përreth më ndihmon të fokusohem, mjafton të jetë zhurmë e padallueshme, thjesht një sfond.
–Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?
Lexoj gjithashtu në anglisht, italisht, spanjisht, frëngjisht dhe, me vështirësi, në gjermanisht.
–Çfarë po lexoni këto ditë?
Këto ditë jam duke lexuar një libër që do më mbajë gjatë, “Qenia dhe Koha” të Hajdegerit.
–Mbani shënime kur lexoni?
Po, mbaj shënime. E konsideroj gjë të nevojshme, pasi dikur do duhet ta përdorësh çka ke lexuar, dhe mbajtja e shënimeve ndihmon kujtesën, orientimin nëpër materialet e shumta, dhe mundëson aplikimin e një lloj perspektive si lexues.
–Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij apo vetëm librat më përfaqësues?
Kjo ka ndryshuar përgjatë kohës. Më parë, kur kisha shumë kohë të lirë, preferoja prozën; ndërsa tani më shumë lexoj poezi. Nga autorët e preferuar lexoj gjithçka që arrij të gjej. Nuk ka ndodhur të zhgënjehem, pasi edhe në librat më pak të famshëm të tyre gjen diçka prej stilit tërheqës të autorit. Kështu kam bërë p.sh me Dostojevskin dhe zbulova një libër shumë interesant, që pak e njohin, “Për faj të dëborës që tretej”.
-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?
Në fushën e letërsisë janë shumë të tillë, duke nisur që nga “Fausti” i Gëtes, veprat e Kafkës, Dostojevskit, Tolstoit, Tomas Manit, Havier Mariasit etj. Megjithatë, në fushën e shkencave sociale dhe filozofisë, mendoj se patjetër duhet lexuar libri “Sistemet sociale” nga studiuesi i njohur gjerman, Niklas Luhmann. Për mendimin tim ky libër ndan dy epoka: atë të mendimit tradicional europian të përfaqësuar nga Kanti, Hegeli, Marksi, ekzistencializmi etj, dhe epokën e re ku është futur shoqëria, por të cilën nuk arrin ta interpretojë dot si duhet me autorët e lartpërmendur.
-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?
Nëse libri total nuk do të ishte “Sistemet sociale” i Lumanit, atëherë duhet të jetë “Epi i Gilgameshit”. Totaliteti i jetës njerëzore është përfaqësuar në mënyrë të shkëlqyer te ky libër: e vërteta më e rëndësishme e jetës është pashmangshmëria e vdekjes. Një fakt që duhet të na bëjë të reflektojmë për të kuptuar si të jetojmë.
–Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi, cilët do ishin?
Do të ishte “Sistemet sociale” i Lumanit, për arsyet që përmenda më lart, “Poeti në Nju Jork” i Lorkës, për vizionet profetike, dhe “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” i Markesit, pasi është nga librat e rrallë që edhe pse e di që në fillim çfarë do të ndodhë, aq më shumë joshesh ta lexosh.
–Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…
Një shprehje nga Hajdegeri: “Më thuaj si lexon dhe do të të them kush je”.
-Na thoni një varg të preferuar poezie…
Gjithmonë kujtoj një varg të poetit spanjoll Antonio Maçado: “Udhëtar, nuk ka rrugë, rruga krijohet duke ecur”.
–Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?
Për mua vazhdon të mbetet Rashkolnikovi nga “Krim e ndëshkim” i Dostojevskit.
–Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?
Është autografi nga ish-kampioni amerikan në shah, Jaser Seiravan, në një libër të tijin të blerë përmes internetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38