Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Idhulli im është Lionel Messi", futbollistja shqiptare: Ëndërr të luaja për vendlindjen e prindërve
Futbollistja shqiptare Anna Memija debutoi për herë të parë me ekipin kombëtar shqiptar për femra në 11 shkurt të këtij viti.
Teksa tregon se ka lindur në SHBA, Anna shprehet se futbollin e ka nisur ta luajë për herë të parë në Vlorë, në vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të saj.
Në një intervistë për FSHF, ajo ka treguar se ftesën nga kombëtarja e konsideron si arritjen më të madhe që ka bërë në karrierën e saj deri më tani.
Më tej futbollistja shton se idhulli i saj është Lionel Messi dhe se dëshira e madhe që ka është të luajë për klube të mëdha, europiane apo amerikane.
Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?
Kur kam qenë e vogël, kam kaluar një pjesë të fëmijërisë sime në qytetin e mrekullueshëm të Vlorës. Për fat të mirë, afër kisha stadiumin e Flamurtarit dhe gati çdo ditë luaja me shokët dhe shoqet, ndoshta që kur isha 5 vjeçe. Nisa të luaja me ta për qejf, por sot është kthyer në sportin tim të preferuar.
Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?
Personi i parë që më ka afruar me këtë sport ishte një trajner nga qyteti ku unë aktualisht jetoj. Teksa luaja një ditë, ai më tha që kam një potencial dhe vizion të madh në këtë lojë dhe duhet të vazhdoj të luaj. Fjalët e tij më shtynë që të besoja edhe më tepër te vetja dhe sot aktivizohem me klubin e NESA-s këtu në SHBA dhe kam pasur fatin të luaj edhe me kombëtaren shqiptare.
Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?
Kam marrëdhënie të shkëlqyera, si me ekipin kombëtar, me vajzat, me trajnerin ashtu edhe me klubin për të cilin luaj këtu. Ne kemi nevojë për njëra-tjetrën dhe për këtë arsye përpiqemi ta mbeshtesim njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës, në mënyrë që jo vetëm të zhvillojmë veten më tepër por edhe futbollin e femrave, në mënyrë që të jetë në të njëjtin nivel si futbolli i meshkujve.
Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?
Ka qenë një moment shumë emocionues dhe në të njëjtën kohë isha shumë falenderuese për mundësinë që m’u dha pasi ka qenë ëndërr e imja që fëmijë, që të luaja për vendlindjen e prindërve dhe gjyshërve të mi. Unë jam rritur në Vlorë dhe për këtë arsye, kjo ftesë ishte edhe më e veçantë dhe ky moment u bë edhe më i paharrueshëm për mua pasi jam shumë krenare që përfaqësoj flamurin kuqezi .
I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?
I rishikoj ndeshjet e mia pasi më ndihmojnë që të shikoj gabimet që kam bërë gjatë lojës dhe më ndihmojnë t’i përmirësoj ato në ndeshjen pasardhëse. Mamaja ime është gjithashtu një mbështetje e madhe për mua, pasi ajo ulet dhe i rishikon ndeshjet me mua dhe më tregon se ku kam gabuar, duke më treguar gjithmonë të vërtetën.
Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?
Momenti më i lumtur në karrierën time, ka qenë kur kam luajtur për herë të parë me kombëtaren shqiptare. Përfshirja në ekipin kombëtar më ka dhënë mundësi për eksperienca të reja, për miq dhe mundësi të reja, për të cilat gjithmonë do jem falenderuese. Nuk do të harroj kurrë se çfarë emocionesh të papërshkrueshme më përshkonin trupin, kur këndonim përpara çdo ndeshjeje, himnin shqiptar.
Si e motivon veten kur ekipi nuk merr rezultat pozitiv?
Gjithmonë e mendoj humbjen si një eksperiencë, e cila sipas meje, i mëson dhe i rrit më shumë futbollistët. Personalisht, në çdo ndeshje mundohem të jap maksimumin deri në minutin e fundit të ndeshjes, sepse për mua, ndeshja nuk ka mbaruar deri kur të dëgjohet vërshëllima e fundit.
Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?
Realisht, kam sakfrifikuar shumë për futbollin. Pas shkolle, shkoja gjithmonë në stërvitje, edhe nëse të nesërmen kisha ndonjë provim, i cili mund të ishte shumë i rëndësishëm. Qëndroja deri në orën 4 të mengjesit duke bërë detyrat dhe duke mësuar për provime, vetëm se nuk e lija stërvitjen. Kjo është vetëm një nga sakrificat që unë kam bërë për këtë sport.
Çfarë synimi ke për të ardhmen?
Kam shumë synime për të ardhmen dhe një nga ato është të vazhdoj të bëj atë që po bëj tani, të luaj futboll dhe të luaj në mënyrë profesionale, që ka qenë edhe një nga qëllimet e mia kryesore që kur kam qenë e vogël. Dua të luaj dhe të jem pjesë ekipeve më të mira në botë, qofshin këto skuadra amerikane apo europiane.
Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?
Këshillën më të vlefshme ma ka dhënë gjyshja ime e cila më ka thënë të mos heq dorë kurrë nga ajo që besoj dhe ëndërroj sepse në fund, nëse punoj fort, do të paguhem për këtë gjë.
Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?
Idhulli im është Lionel Messi. E kam ndjekur atë që kur kam filluar të luaj futboll.
Çfarë mesazhi i jep vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem?
Mesazhi që do t’i jepja të gjitha vajzave që u thuhet se futbolli është vetëm për djem është ky: “Vetëm se ti nuk ke lindur djalë, nuk do të thotë që ti nuk mund të luash të njëjtin sport si ata. Nëse ty të pëlqen kjo lojë, askush nuk mund të të ndalojë, madje as ata njerëzit që thonë se futbolli është vetëm për djem. E rëndësishme është që ti të argëtohesh dhe të kënaqesh duke luajtur. Puno fort dhe kënaqu në të njëjtën kohë!”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38