Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Idiotësi pushteti me dhunë”, Gjekmarkaj replikë me Nanon: Nesër jam me Bashën!
Analisti Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas një komenti të Mustafa Nanos, i cili e quan idiotësi marrjen e pushtetit me dhunë.
Në një shkrim për “Panorama”, Gjekmarkaj i drejtohet Nanos, “Miku im Mustafa Nano shkruante sot se janë idiotë ata që mendojnë se pushteti merret me dhunë. Po i dashur Mustafa ashtu mendoj edhe unë. Do të ishte idiotësi dhe poshtërsi marrja e pushtetit me dhunë. Por do të ishin po kaq idiotë, po kaq e shpirtvdekur, teveqelë e kopukër, qytetarët nëse përballë dhunës së qeverisë, arrogancës së saj , kullave, koncesioneve, inceritorve, pasurimit te pandershëm të klientëve të politikës, hajdutërisë dhe kanabisit, buzëqeshjeve të letyrta të njerëzve që para se të hynin në politikë i kishin xhepat e grisur, të rrinë para televizionit duke mërmëritur. Retorika e ministrave nuk ta fyen inteligjencën o Mustafa? Ma kurse krahasimin se çfarë ka opozita. E di sa ti e në mos më mirë”.
Më tej Gjekmarkaj shton se nëse nuk do të ishte pedagog, nesër do të ishte në krah të Lulzim Bashës.
“Sot kuksianët janë heronjtë e mi, nesër jam me Lulzim Bashën për balancë demokratike”, e mbyll shkrimin e tij analisti.
*Nga Agron Gjekmarkaj
Protesta e Kukësit ka zgjuar një vetëdije qytetare e cila dukej e fjetur ose në gjumë të thellë! Qeveria i ka shkëputur lidhjet me realitetin qysh pas fitores së Qershorit. Ajo po na teston vazhdimisht duke vënë në provë aftësinë shoqërore për të mbrojtur liritë e saj. Nganjëherë të krijon përshtypjen se është qeveri pushtimi dhe jo e zgjedhur në mënyrë demokratike. Si asnjë tjetër po shfaq ëndje për të nëpërkëmbur shtetasit e këtij vendi.
Vullneti i tyre i duket një shaka. Në pallatin e qeverisë merren vendimet sikur ata jetojnë në planetin mars. Këtu bizneset falimentojnë, papunësia rritet, njerëzit ikin nga sytë këmbët në një hemorragji sfilitëse, korrupsioni dhe krimi bëjnë kredinë dhe bashkë me to shtohet arroganca dhe fjalimet mediokre te ministrave. Madje edhe fjalimeve të Ramës meqenëse u mungon e vërteta po ju bie cilësia.
Kryeministri vë taksa për shtëpinë e vetme, për pusin në oborr, për rrugën ku kalojmë, për ajrin që thithim, për buzëqeshjet e tepërta, për ëndrrat dhe gjumin, për çfarë ti teket duke na kërcënuar, përqeshur e tallur. Kuksianët reaguan të çmeritur, te habitur , te rraskapitur por me gjasë prit i thanë vetes, zotëria na ka vënë me shpatulla për muri dhe përtej murit s’ka më asgjë. Mënyra sesi Qeveria dhe Ministri Xhafa i cili është me origjinë nga zona e parë operative, ish hetues i komunizmit dërguan natën furgonët e panumërt të policisë për të shtruar Kukësin të kujton kalimin e divizionit të parë sulmues mbi Shkumbin për të shtypur reaksionin ne veri.
Aso kohe reaksionaret ishin në anën e lirisë dhe kundër tiranisë. Historia ju dha të drejtë atyre dhe jo drejtuesve terroriste të divizionit të cilët na bënë të skuqemi nga turpi, plagët e dhimbjet që na lanë trashëgim. Sot pikërisht ata, Kuksianët, te cilët mediat pro qeverisë dhe zërat pro saj po i tallin deri për të folurën dhe standardet qytetërimore janë në anën e lirisë. Kjo nuk është patetike. Është një e vërtetë që do sy të guximshëm për ta parë. Policia, prokuroria dhe gjykata po ju binden urdhrave politike. Nënshtrimi është doktrina e mandatit te dyte.
Ata i grabiten kuksianët në shtëpitë e tyre dhe nëpër natë i sollën në Tiranë. Sot i gjykuan po politikisht ! Për çfarë i gjykuan për një gjë të thjeshtë se nuk pranuan të dhunoheshin nga qeveria dhe klientët e saj koncensionarë?! Miku im Mustafa Nano shkruante sot se janë idiotë ata që mendojnë se pushteti merret me dhunë. Po i dashur Mustafa ashtu mendoj edhe unë.
Do të ishte idiotësi dhe poshtërsi marrja e pushtetit me dhunë. Por do të ishin po kaq idiotë, po kaq e shpirtvdekur, teveqelë e kopukër, qytetarët nëse përballë dhunës së qeverisë, arrogancës së saj , kullave, koncesioneve, inceritorve, pasurimit te pandershëm të klientëve të politikës, hajdutërisë dhe kanabisit, buzëqeshjeve të letyrta të njerëzve që para se të hynin në politikë i kishin xhepat e grisur, të rrinë para televizionit duke mërmëritur. Retorika e ministrave nuk ta fyen inteligjencën o Mustafa? Ma kurse krahasimin se çfarë ka opozita. E di sa ti e në mos më mirë.
Sot një deputet i PD-së u gjakos nga dhuna. Të tjerët me zor u lanë të asistonin në një seancë gjyqi sikur të ishte sekret shtetëror. Gjithë sa ndodh synon të japë një mesazh, atë që çdo kush që ngre krye do të goditet jo nga forca e ligjit por nga ligji i forcës. Kjo është spiralja më errët ky ka hyrë qeveria e Edi Ramës. “Alpinet” u ngritën por sot edhe ballshiotët, nesër edhe kategoritë e tjera sociale mund ta bëjnë provën e dinjitetit. Opozita e tejkaloi kompleksin e vet dhe u vu pak vonë por më mirë vonë se kurrë në krye të kësaj lëvizjeje. Ajo ka shpallur një proteste për të enjten. Nëse nuk do të isha pedagog dhe nuk do të kisha detyrim e mësimdhënies nesër do të isha në krah të Lulzim Bashës pa ju hequr një presje qëndrimeve të mia ndaj tij. Vetëm nesër gabimet e Bashës fshihen. Të gjithë ata që fyhen nga metodat fashiste duhet të jenë me të së paku nesër.
Pasnesër le ta shajnë përsëri. Përpjekja kundër arrogancës duhet mbështetur përndryshe zot shtëpie do kemi Kryeministrin dhe jo veten tonë. Në çdo oborr do kemi një kullë, në çdo rrugë do paguajmë haraç, në çdo zyrë do rrimë kokulur si skllevër të rendit demokratik me emrin tingëllues Rilindja. Po vazhdoi kështu nuk do festojmë më ditë Pavarësie e ditë vere, as Pashkë e Bajram, por ditëlindjen e Arben Ahmetajt, Damjan Gjiknurit, Ogerta Manastitliut etj. Sot kuksianët janë heronjtë e mi, nesër jam me Lulzim Bashën për balancë demokratike.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38