Flash News

KRYESORE

Idrizi akuza të forta nga Berati: Ndarja në 12 zona zgjedhore e padrejtë, politika 27-vjeçare po largon shqiptarët

Idrizi akuza të forta nga Berati: Ndarja në 12 zona zgjedhore e

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar sot një takim elektoral me qytetarët e Beratit në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Idrizi u shpreh se shqiptarët po e braktisin Shqipërinë, për shkak të politikës 27-vjeçare ndërsa ata që vijnë në pushtet flasin për reforma dhe kauza, por nuk bëjnë asgjë.

Po ashtu kreu i PDIU-së theksoi se ndarja në 12 zona zgjedhore është e padrejtë, pasi  vota nuk është e barabartë në të gjithë qarqet.

“Shqiptarët po ikin përditë, këtë vit janë 20 mijë shqiptarë që po e braktisin këtë vend për shkak të politikës 27-vjeçare që flet për reforma, por bën zig-zake e neve na le në vend. Flasin për reforma, por sa vijnë në pushtetbëjnë pauza. Flasin për integrimin, por kur dalin në opozitë ngrenë çadra një herë njëra palë, e një herë pala tjetra. Ne nuk duam politikanë që të konkurojnë për të qenë më të zot se aktorët e humorit, apo që na tregojnë librin “Liza në botën e çudirave” me atë që po ndodh në Shqipëri.

 

Të fundit