Flash News

KRYESORE

Idrizi flet në KQZ: Në Tiranë, procesverbalet nuk përputhen me votat në kuti; u tjetërsua procesi

Idrizi flet në KQZ: Në Tiranë, procesverbalet nuk përputhen

Shpëtim Idrizi ka folur në KQZ lidhur me ankimin e PDIU-së për të rinumëruar votat e disa kutive në Tiranë. Idrzi tha se në të gjitha kutitë e Tiraës, procesverbalet nuk përputhen me votat brenda në kuti. Kreu i PDIU-së theksoi se gjatë procesit të numërimit të votave është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve.

“Unë ju sfidoj të gjithëve, që nëse hapen kutitë e Tiranës dhe nëse arrini të gjeni një që përputhet me procesverbalet. Votat e pavlefshme janë ndarë mes subjekteve zgjedhore. Kemi mbajtur shënim edhe votat e partive të tjera. Në 90% që ne kontestojmë, kemi patur numërues vetëm në 10% të tyre. Në ato qëndra ku PS kërkon rinumërim, ne kemi patur numërues vetëm në dy prej tyre. Rastet tregojnë se në procesin e numërimit është tjetërsuar vullneti i shqiptarëve”, u shpreh Idrizi.

Shpëtim Idrizi kërkon të marrë mandatin në Tiranë, të cilin e humbi për pak vota.

Të fundit