Flash News

KRYESORE

Idrizi i vendosur për të qenë në maxhorancë, zbulon me kë do të bëjë koalicion PDIU pas 25 qershorit

Idrizi i vendosur për të qenë në maxhorancë,

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi deklaroi nga Vlora se partia që drejton do të jetë pjesë e asaj mazhorance që ka në programin e saj çështjen kombëtare dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

 “Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë pjesë e mazhorancës. E asaj mazhorance që çështjet patriotike kombëtare, çështjen e dinjitetit kombëtar, çështjen e shqiptarëve të Çamërisë do ta bëj pjesë të programit të saj. Vetëm me ata do jemi. Ndryshe do ta kemi më kollaj në Parlamentin e Shqipërisë të ngrihemi çdo ditë, në çdo seancë dhe të kërkojmë drejtësi për çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Por edhe për shqiptarët në Mal të Zi, në Maqedoni, në Diasporë dhe kudo ku ata jetojnë”.

 

Të fundit