Flash News

KRYESORE

Idrizi: Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi, Bushati nuk na priti në takim

Idrizi: Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri

Shpëtim Idrizi ka rrëfyer pse partia që ai drejton, Drejtësi, Integrim dhe Unitet, vendosi t’i bashkohet frontit opozitar.

I ftuar në Top Show, Idrizi tha se në mandatin e dytë Rama nuk e kishte në program çështjen çame.

“Çështja e Çamërisë nuk ishte në program në mandatin e dytë dhe që nga ai moment, ne ishim në opozitë. Në program kishte vetëm timon e tepsi”, tha Idrizi.

më tej, ai tregoi se Ministri i Jashtëm nuk i ka pritur në takim për të diskutuar për çështjen çame.

“Nuk ka burrë nëne që ta përdorë njeri çështjen çame si tepsi. Si mundet që Ditmir Bushati nuk na pret për të diskutuar çështjen çame? Me një shtet si Greqia që nuk njeh as Çamërinë dhe as Kosovën nuk mund të bëhet marrëveshje e partneritetit strategjik”, u shpreh Idrizi.

sa i takon situatës në vend, Idrizi tha se  “Kemi një mazhorancë arrogante, krim në nivele të larta dhe ekonomi të dobët. Shqiptarët kanë ikur sepse ka humbur shpresa”.

Të fundit