Flash News

KRYESORE

Idrizi: Pranvera e Kosovës të vijë edhe në Shqipëri, Shengeni ballkanik i panevojshëm

Idrizi: Pranvera e Kosovës të vijë edhe në Shqipëri,

Kreu i PDIU-t Shpëtim Idrizi deklaroi nga Prishtina se rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë kanë turbulluar edhe ujërat e ndenjura të kënetës së politikës shqiptare ndërsa shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri.

Një përfaqësi i PDIU-t u takua me Albin Kurtin dhe më anëtarë të tjerë të lëvizjes Vetëvendosje sot.

Gjithashtu Idrizi vlerësoi punën e bërë nga Kurti në të mirë të çështjes shqiptare.

“Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, e cila solli një risi të padiskutueshme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme. Këto zgjedhje kanë turbulluar dhe ujërat e ndenjura të kënetës së politikës shqiptare dhe dëshiroj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri”, tha Idrizi.

Të dyja partitë kanë bashkëpunuar prej kohësh dhe vëmendje të madhe ka marrë çështja kombëtare. Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot.

Kreu i PDIU-t e shikon si diçka të parëndësishme krijimin e Shengenit ballkanik, ndërsa shtoi se në Shqipëri duhet që ta shikojnë Serbinë sipas interesit të Kosovës.

Të fundit