All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Idrizi sulmon Dashamir Tahirin: Çamët nuk janë budallenj që të votojnë për Vangjel Dulen

Idrizi sulmon Dashamir Tahirin: Çamët nuk janë budallenj
All - Paragraf - 1

Në çeljen e fushatë të partisë PDIU, lideri i kësaj force nuk ka lënë pa komentuar edhe kandidimin e Dashamir Tahirit në Vlorë për Partinë Demokratike. Me tone të ashpra Shpëtim Idrizi u shpreh se çamët nuk janë budallenj që të votojnë për Vangjel Dulen, pasi vota për Tahirin është votë për Dulen.

All - Paragraf - 3

“Dashamir Tahiri është i 5 në Vlorë në listat e PD. Po ua them se PD nuk ka marrë më shumë se 4 mandate. I pesti ka qenë gjithmonë përfaqësues i PDIU. Të përshëndesim ata që janë djem, dhe vajza të Çamërisë. Dulja është i treti në listën e PD në Vlorë. Më bën përshtypje se Dulja iku kur një shqiptar i camërisë u bë nënkryetar i Kuvendi, por sot nuk ikën nga lista. Vota për Dashamir Tahirin është votë për Vangjel Dulen. Çamët nuk janë budallenj të votojnë Vangjel Dulen”- tha Tahiri.

Tahiri komentoi edhe mungesën e koalicioneve në këto zgjedhje duke thënë se kjo është një sjellje e pabesë ndaj votuesve.

“Mungesa e koalicioneve është një sjellje e pabesë ndaj votuesve të tyre. Ne nuk trembemi se PDIU nuk është një parti e vogël, por një parti e madhe që e duan këtë vend”- tha ai.

Të fundit