Flash News

KRYESORE

Idrizi takon banorë të Tiranës: Këto janë zgjedhje të pazakonta, vota të mos transformohet në thasë mielli 

Idrizi takon banorë të Tiranës: Këto janë zgjedhje

Kreu i PDIU, Shpërtim Idrzi zhvilloi sot një takim me banorët e Njësisë 10 në Tiranë nga ku i bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 5.

Idrizi akuzoi 2 partitë e mëdha se vjedhin vota teksa tha se populli voton dhe partitë e mëdha numërojnë.

“Këto janë zgjedhje të pazakonta për ne shqiptarët. Janë të pazakonta sepse gjysma e spektrit politik sot rrezikon që të mos marrë pjesë në zgjedhje. Ne mendojmë që zgjedhjet nuk bëhen thjesht dhe vetëm për partitë politike, por është një mundësi që demokracia u jep qytetarëve të Shqipërisë. Iluministët e mëdhenj të kësaj bote luftuan kundër pushtetit absolut, që pushtetet të mos ishin përqëndruar në një ose disa njerëz, si këta që ne po shohim në Shqipëri. Duhet të ketë sa më shumë njerëz që të marrin pjesë në vendimmarrje. Për shkak të konfliktualitit politik një pjesë e mirë e qytetarëve të Shqipërisë mund të jenë të papërfaqësuar në këto zgjedhje.

Ne kemi propozuar një pakt kombëtar. Një pakt kombëtar ku të gjithë shqiptarët ishin dakort dhe që forcat politike të uleshin për të gjetur një zgjidhje. Ne kemi dhënë votat tona pa asnjë kusht për reformën në drejtësi dhe për reformën administrative. Ne kemi propozuar edhe një pakt kombëtar për reformën zgjedhore. Ne shkojmë në zgjedhje me parimin “Stalinist” ku populli voton dhe dy partitë e mëdha numërojnë. Ne mendojmë që vota e qytetarëve të Shqipërisë është e barabartë. Vota nuk mund të transformohet në thasë mielli apo në para, në radhe të parë është dinjiteti jonë si qytetarë dhe si shqiptarë. Është mundësia juaj që një herë në 4 vjet të zgjidhni ata që do t’ju drejtojnë. Unë ju ftoj që të votoni PDIU-në. Të gjithë atyre që mendojnë se ne kemi veç një Atdhe, të gjithë atyre që mendojmë se ne shpresën e kemi në Shqipëri, për të gjithë ata që duan të ikin nga ky vend, për të gjithë ata që mendojmë se këtu ka shpresë, atëherë unë ju ftoj të votoni Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Për të gjithë ata që mezi presin lotarinë amerikane dhe që mendojnë se ky vend është i begatë, të bashkohen me ne në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë ne, për të jetuar në këtë vend të bekuar. Kjo është arsyeja që ne kemi veç një Atdhe. Votoni nr.5 dhe që këtë vend të mos j’ua lëmë të marrëve”, tha Shpëtim Idrizi.

Të fundit