Flash News

KRYESORE

Idrizi i prerë: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare; përndryshe ndërhyjmë ne vetë!

Idrizi i prerë: Të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka kërkuar që të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare, ose përndryshe do reagojnë ata vetë, sa i përket ngjarjes së djeshme në Bularat.

Idrizi, qëndrimin e Qeverisë shqiptare e konsideron servilizëm ndaj Greqisë.

“Ne kishim paralajmëruar se me varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri do bëhej vend pelegrinazhi. Kemi parë me shqetësim dhe indinjatë politikën nën tavolinë të politikës shqiptare. Greqia nuk njeh gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe pavarësinë e Kosovës. Dje u gjendëm përballë një shfaqje të turpshme. Ne dëgjuam thirrjet nacionaliste dhe raciste të grekëve në Bularat.

Thirrjet e atyre që guxuan të revokojnë Vorio Epirin, por ne u themi se ne njohim vetëm Pirron e Epirit. PDIU dhe shoqata Çamëria kërkon sot me forcë të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është mbledhur herën e fundit për çështjen Balili. I drejtojmë shtetit shqiptar apelin që nëse nuk vendosni autoritetin e shtetit me Kushtetutë, atëherë na e thoni se do e mbrojmë ne vetë shqiptarët”, tha Idrizi.

Të fundit