Flash News

KRYESORE

Igli Tare afron dy shqiptarë të te rinjtë e Lacios, shkon në gjashtë numri i kuqezinjëve të vegjël

Igli Tare afron dy shqiptarë të te rinjtë e Lacios, shkon në

Që kur është emëruar drejtor sportiv i klubit të Lacios, Igli Tare ka pasur një interes të veçantë për futbollistët e talentuar shqiptarë.

Përveç afrimeve në ekipin e parë, ku aktualisht aktivizohet portieri Tomas Strakosha dhe mesfushorët Valon Berisha dhe Riza Durmishi, edhe në ekipin e të rinjëve [U19] aktivizohen pesë futbollist me origjinë shqiptare.

Kështu, mbrojtësi Xhulio Arapi [17-vjeç] dhe mesfushori Emiliano Shoti [17-vjeç] janë dy afrimet e verës, ndërsa pjesë e skuadrës vazhdojnë të jenë edhe portieri Marko Alia [18-vjeç], mbrojtësi Serxho Kalaj [18-vjeç], sulmuesi Beli Likaj [18-vjeç] dhe sulmuesit jetër Progon Maloku [18-vjeç].

Pritshmëritë ndaj këtyre futbollistëve janë të mëdha ndërsa shpresohet që ndonjëri prej tyre të bashkohet me ekipin e pare, duke pasur edhe mbështetjen e ish-sulmuesit kuqezi.

Të fundit