Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Igli Tare mbështet largimin e Armando Dukës: Federata ka nevojë për figura të reja; kampionati të shkëputet nga bastet
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare është pro largimit të Armando Dukës si president i Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një intervistë për ‘Top Channel’, Tare ka deklaruar se futbolli shqiptar dhe federata kanë nevojë për ndryshim. Ai kërkon figura të reja në krye të FSHF-së që kanë më shumë motivim.
“Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje. Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka pozitive”, ka deklaruar Tare.
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare theksoi nevojën e eliminimit të plagës së vjetër të futbollit shqiptar, ndeshjet e kombinuara dhe bastet.
Ju konsideroheni tashmë edhe si flamurmbajtësi i pjesës shqiptare sa i përket sportit. A keni pasur ndonjëherë mirënjohje nga Shqipëria për pjesën post-futbollit të luajtur?
Nuk e di ta vlerësoj ose gjykoj këtë aq sa duhet, sepse nuk jam dhe nuk jetoj aty nga afër. Kam shumë njerëz në Shqipëri, të cilët më përshëndesin rrugës sa herë që jam atje, ose që më japin vlerësimet e tyre. Kjo është pjesa më e bukur që unë ndjej, sepse fakti që i bëj krenarë për këto rezultate që këtej në botën tonë, është diçka domethënëse për mua.
Për pjesën zyrtare?
Nuk më pëlqejnë këto lloj diskutimesh. Jam i linjës që çdokush ka linjën e tij dhe rrugën e tij në jetë. Jam i bindjes që nëse jeta ime është e lidhur me këto gjëra, nuk do të ecë kurrë përpara. Fokusohem tek puna ime, te rezultate e mbi të gjitha, pasojë është më pas vlerësimi që merr nga bota ku punoj këtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Tashmë, unë nuk jam prej shumë vitesh i lidhur me Shqipërinë, jam më i lidhur me Italinë. Për mediat shqiptare është një gjë që vjen mbas vlerësimit që marr këtu.
Nëse ju pyesim si menaxher skuadre, çfarë ju mungon sportistëve shqiptarë që të luajnë në ekipe të mëdha. As Europiani nuk pati ndonjë efekt të madh…
Për sa i përket lojtarëve nga Shqipëria, nëse bëhet fjalë për Italinë është shumë e vështirë sepse edhe rregullat e kampionatit italian nuk e lejojnë. Janë një ose maksimumi dy ekstrakomunitarë që mund të lejohen. Si dhe niveli i futbollistëve shqiptarë nuk është i duhuri për t’u marrë në konsideratë nga kjo ligë. Besoj që në ligat e tjera është diçka më e lehtë. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të gjithë komponentët e futbollit aty në Shqipëri të punojnë në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësuar futbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutisht ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet.
Cili është një talent i veçuar nga Shqipëria?
Isha dy ditë në Tiranë dhe pata mundësinë që të ndiqja edhe U19 me Malin e Zi dhe nuk pashë diçka të veçantë. Nuk i ndjek shumë nga afër prej kohës së limituar. Me informacionet që kam, janë disa lojtarë të U-17 që kanë një retrospektivë premtuese për të ardhmen, por duhet t’ia lëmë kohës. Gjëja më e mirë është që këto lojtarë të kenë mundësinë që të luajnë në kampionate më kompetitive se kampionati shqiptar. Ajo do ta ndihmonte shumë rrugën e tyre.
A keni një objektiv të ri për veten, pas arritjeve si futbollist dhe aktualisht si drejtues i një ekipi të madh?
Objektivat janë gjithmonë pa limit. Ajo që duket e paarritshme, falë punës bëhet gjithmonë e arritshme. Do të kisha shumë dëshirë që ta ngrija nivelin e kësaj skuadrës për të arritur objektivat tonë që të shkojnë në Champions dhe mbi të gjitha për të luftuar këtë vit në Europa Ligë. Për të qenë protagonistë këtë vit dhe ndoshta edhe për ta fituar.
Sa herë përflitet në futbollin tonë për një frymë të re, gjithmonë përmendet emri juaj. E shihni veten si opsion për të ardhmen për të qenë drejtues i Federatës?
Për të ardhmen, ndoshta po. Për momentin jo, sepse e ndjej veten akoma shumë të lidhur me fushën, me skuadrën, me futbollin e përditshëm. Kjo është diçka që më mban gjallë. Një ditë do të doja me shumë dëshirë që ta jepja kontributin edhe për futbollin shqiptar.
Deri sa të vijë ky moment, a keni ndonjë këshillë për drejtuesit aktualë të futbollit, si profesionist i kësaj fushe?
Ajo që ka nevojë futbolli shqiptar është fakti që duhet të bëjë një ndryshim. Do të ishte shumë gjë e mirë për futbollin shqiptar në drejtimin e federatës. Nuk kam asnjë lloj polemike, por është diçka që do ta ndihmonte shumë edhe si lëvizje. Ndoshta me figura të reja që kanë motivim dhe dëshirë për ta çuar akoma më lart punën e njerëzve që kanë punuar deri më sot. Do të ishte diçka pozitive.
Strakosha është tashmë vlerë e shtuar e skuadrës, do të jetë e vështirë për ta mbajtur meqë përmendet edhe një ekip si Juventus?
Strakosha është shumë i lumtur këtu te Lacio, për sa kohë që ka firmosur një kontratë afatgjate dhe çdo gjë ka atë rrjedhën e vet në karrierë. Ajo që është më e rëndësishmja për të është që të fokusohet te Lacio, me vazhdimësinë e tij sepse luan në një klub të madh. Me Donarumën janë të vetmit portierë në moshën nën 23-vjeçare që luajnë në skuadra shumë të mëdha në Itali. Besoj se karriera e tij do të ketë një vazhdimësi të gjatë, por edhe shumë të suksesshme.
Opinioni juaj për ndeshjen e fundit të Kombëtares, tashmë duket se me erën Panuçi ka nisur të lëvizë diçka…
Janë ndeshje që e ndihmojnë shumë trajnerin për ta konsoliduar ekipin dhe për të njohur elementë të rinj që mund t’i afrojë për eliminatoret e europianit. Besoj se Shqipëria e ka kualitetin për të qenë favorite për të shkuar prapë në Europianin tjetër. Sepse, vetë mundësia e kualifikimit është më e madhe, duke qenë se ndodhet edhe në një vazo që e favorizon në shortin e ardhshëm. E uroj me gjithë zemër që ta arrijë sërish këtë arritje të madhe dhe kualifikimi në Francë të mos jetë një gjë e veçantë, por të ketë vazhdimësi. Sepse kjo do ta ndihmonte shumë lëvizjen e futbollit shqiptar në të ardhmen.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38