Flash News

KRYESORE

Igli Tare: Shqipëria ka bërë gol me Rejan, kombëtarja mund të dalë e dyta në grup

Igli Tare: Shqipëria ka bërë gol me Rejan, kombëtarja mund

Drejtori sportiv i Lacios mendon se italiani do të bëjë një punë mjaft të mirë me ekipin. Vetë Tare ka punuar më herët me Rejan te bardhekaltrit dhe ka besim se niveli i përfaqësueses do të rritet.

“Edi Reja është njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Por në fund çdo gjë është e lidhur me rezultatet. Kombëtares i është krijuar një grup i ndërtuar me një përzierje lojtarësh, me eksperiencë dhe shume të rinj. Eksperienca do të jetë ndoshta çelësi i suksesit për dy vitet e ardhshme.

Mosha? Është thjesht një numër. Ai është 73 vjeç dhe bën jetën e një 40-vjeçari, shumë energjik dhe i pëlqejnë sfidat. Kam folur gjatë me të, i kam dhënë mendimin tim për ekipin dhe besoj se me kualitetet që janë në skuadër, kombëtarja mund të luftojë për vendin e dytë dhe të tretë në grup”, tha Tare për “Top Channel”.

Ai më pas foli edhe për të ardhmen. Milani është një klub që vlerëson aftësitë e tij dhe në Itali është folur për një kalim të mundshëm te “Djalli”. “Janë gjëra pozitive në një aspekt, deri në momentin e dytë. Duhet të dish edhe t’i menaxhosh mirë. Por ajo që është më kryesorja është se jam, në një klub dhe në një ambient shumë familjar. Për të nesërmen, nuk mund të them asgjë. Unë e quaj Lacion, një klub shumë të madh, por si profesionist mund të ndodh çdo gjë në botën tonë” përfundoi drejtori sportiv i lacialëve.

Të fundit