Flash News

KRYESORE

Igumenicë/ Policia e Sarandës dhe e Igumenicës bashkë për operacionet antidrogë, arrestohen tre shqiptarë

Igumenicë/ Policia e Sarandës dhe e Igumenicës bashkë

 Policia Kufitare e Sarandës dhe ajo e Igumenicës ne Greqi kanë arrestuar 3 shtetas shqiptarë  në kuadër të operacioneve antidrogë.

Ndalimi i tyre u bë i mundur nga në vendin e quajtur Asproklisi të Igumenicës.

Policia e Livadhjas më datë 23.09.2017 rreth orës 00:30 ka evidentuat tre persona të ngarkuara me çanta që po lëviznin në drejtim të Konispolit në sektorin e piramidave 67-68, më pas kanë kërkuar ndihmën e policisë greke për kapjen e tre personave që ishin drejtuar për në Igumenicë. Errësira i ndihmonte ata të lëviznin më shpejtë dhe ua vështirësonte punën policisë në gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Po pavarësisht kësaj policia e Igumenicës mobilizoi forcat dhe në vendin e quajtur Asproklisi në Igumenicë është bërë e mundur kapja e tyre dhe sekuestrimi i drogës që mbanin në çantë.

Shtetasit janë:

B.K 25 vjeç, banues në fshatin Metoq, Bashkia Sarandë  të cilit pas kontrollit fizik ju gjend 978 gramë lënd narkotike.

L.R 28 vjeç, banues në Ninat, Bashkia Konispol.

Dhe shtetasi A.K 25 vjeç, banues në Sarandë. L.R dhe A.K ishin bashkë në momentin kur u ndaluan nga policia dhe kishin tri çanta shpine të mbushura me pako me lëndë narkotike, gjithsej 66 kilogramë.

Përfundimi i këtij operacioni u shënua rreth orës 07:30 të ditës së sotme.

 

 

Të fundit