Flash News

KRYESORE

Ija e Bes Kallakut apo gjyshi sharmant i Encës?

Ija e Bes Kallakut apo gjyshi sharmant i Encës?

Ndoshta nuk është krahasimi i duhur pasi dy gjyshërit e dy prej personazheve më të njohur në Shqipëri përfaqësojnë botë të ndryshme por për momentin janë dy gjyshërit më të famshëm në Shqipëri.

Ija është mësuar me famën dhe ka qindra mijëra fansa në profilin e saj të Instagramit, e ndërkohë ditën e djeshme u njohëm dhe me gjyshin e Encës. Nëse Ija përfaqëson jetën në fshat dhe thjeshtësinë, gjyshi i Encës është një burrë sharmant dhe i kuruar në veshje.

Nëse edhe gjyshi i Encës hap Instagram atëherë do e shihnim nga numri i fansave kush triumfon nga dy gjyshërit por për momentin ‘kryeson’ Ija, e cila është bërë shumë popullore në Shqipëri.

Të fundit