Flash News

KRYESORE

“Ik ore mos bërtit”/Alimadhi përplaset me kolegun e opozitës, ndërhyn Lita: Dil në fushë të mejdanit, mos rri si mizat e kalit në partitë e mëdha

“Ik ore mos bërtit”/Alimadhi përplaset me kolegun e

Është tensionuar situata në Kuvend, kur deputeti Adriatik Alimadhi nisi të debatojë në distancë nga vendi, teksa në foltore po fliste Korba Lita.

Alimadhi dëgjohej duke iu drejtuar Arben Elezit: ik ore mos bërtit, ca je ti more..

Menjëherë ka ndërhyrë kreu i Kuvendit, i cili i ka tërhequr vërejtje Alimadhit. Po ashtu, ka ndërhyrë edhe deputeti Lita, i cili teksa është shprehur pro ndryshimeve kushtetuese, iu drejtua Alimadhit se nga sot do të hapet porta për t’i dhënë më shumë fuqi votës së qytetarit.

“Zoli Alimadhi, te ftoj mos të trembesh nga ndryshimet kushtetuese  , të gjithë të dalin para publikut e te tregojne se sa vlejnë para sovranit dhe këtu sot hapet porta drejt dhënies fuqi votës së qytetarit, pasi prej 2008 klasa politike në të cilën edhe ti bën pjese e ka mbyllur me çelës votën e shqiptarëve, Te gjithë si puna jote shkojnë e rrinë si mizat e kalit nëpër partitë e mëdhaja, ndaj dil në fushë të mejdanit e shiko sa të vlen lëkura , bëhu deputet dhe eja përfaqëso kombin”, u shpreh Lita.

Të fundit