Flash News

KRYESORE

Ikën dhe një tjetër anëtar i Gjykatës së Lartë. KPK: Artan Broci nuk e kalon vetting-un. Konfirmohet Medi Bici

Ikën dhe një tjetër anëtar i Gjykatës së

Artan Broci është anëtari i radhës i Gjykatës së Lartë që shkarkohet nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi se Broci nuk e ka kaluar procesin e rivlerësimit dhe vendimi është marrë shumicë votash.

ILDKPKI, DISK dhe KLD kishin nxjerrë vlerësime dhe raporte pozitive për Artan Broci, por hetimi administrativ i KPK ka gjetur disa shkelje dhe ka ngritur dyshime mbi pasurinë e tij.

Midis të tjerave, KPK ngriti dyshime për blerjen e një apartamenti në Rrashbull dhe dhënien e një ambienti me qira pranë Shallvareve në Tiranë, të ardhura që nuk ishin deklaruar nga gjyqtari.

Ndërkohë, anëtari tjetër i kësaj gjykate, Medi Bici është rikonfirmuar në detyrë pasi KPK deklaroi se e ka kaluar procesin e vetting-ut.

Të fundit