Flash News

KRYESORE

Ikën Hajdarmataj dhe Imeraj, kush janë katër prokurorët e rinj që po hetojnë Saimir Tahirin

Ikën Hajdarmataj dhe Imeraj, kush janë katër prokurorët e

Besim Hajdarmataj, Elisabeta Imeraj dhe Gentjan Osmani ishin tre prokurorët të cilët nisën hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por sot, vetëm një prej tyre vijon të jetë pjesë e kësaj dosjeje.

Fillimisht u largua Elisabeta Imeraj e cila u komandua në krye të Prokurorisë së Tiranës ndërsa pak javë më parë, prokurori Hajdarmataj u transferua nga Krimet e Rënda tek prokuroria e Pogradecit.

Sot, prokurorët e rinj të kësaj dosjeje, të cilën vendosën edhe zgjatjen e hetimeve, janë katër Gentjan Osmani, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela.

Ajo që nuk dihet ende është mënyra si është bërë zgjedhja e këtyer prokurorëve të rinj që po merren me hetimin e dosjes, me short apo me emërim.

 

 

Të fundit